Ervin Skela: “Verderi? Nuk kam aspak frikë”

Nga Franc Hoxha
Albania-sport- Ervin Skela, më 31 mars do të bëjë rikthimin e madh në Bundesliga 1. Fantazisti shqiptar do të jetë regjisori i lojës së Energie Kotbus në ndeshjen e rëndësishme në shtëpi kundër Verder Bremen. 30-vjecari ndihet tepër i lumtur për këtë rikthim pas sëmundjes që e ndaloi dy muaj në aktivizimin e tij. "Unë nuk kam aspak frikë", thotë Skela për gazetën gjermane "Lautsitzer Rundschau". Futbollisti i Kombëtares shqiptare ndihet shumë i motivuar. Pas tri javësh stërvitje të posacme dhe dy debutimeve me Energie Kotbus dhe formacionin U-23 të Energi, Skela është i gatshëm të marrë rolin që shpreson trajneri Sander. Gazeta gjermane i ka kushtuar një faqe të tërë shqiptarit, duke filluar nga stërvitjet e Skelën në sallën e fitnesit me trajnerin Dirl Keller dhe deklarimeve të trajnerit Sander. "Ervini qëndron në planet e mia plotësisht. Ne kemi shpresa se kundër Bremenit ai do të jetë më shumë se në alternativë", thotë Sander. "Natyrisht ai vjen pas një mungesa të gjatë dhe do të ketë deficite. Por kjo i shërben atij edhe si një bast me veten".