E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muriqi lufton për titullin botëror në IBO

Elvir Muriqi do të luftojë për titullin e kampionit të botës më shpejt se që është menduar. Në fakt, përballja e radhës ndaj ish-kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë dhe njërin prej dhjetë boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve, amerikanin Antoni Tarver, do të jetë e vlefshme për titullin e versionin IBO. Lajmi është bërë i ditur nga International Boxing Organisation (IBO) që ka konfirmuar në faqen e saj të internetit se Tarver do të luftojë për titullin të cilin e kishte humbur në tetor të vitit 2006 dhe që tani ka mbetur vakant.
Megjithëse nuk renditet në mesin e katër versioneve të rëndësishëm të boksit profesionist në botë, IBO sot llogaritet si federata e pestë për nga rëndësia. E themeluar vetëm në vitin 1993, ajo ka fituar shumë kredibilitet në dekadën e fundit, pasi për titujt e kësaj federate kanë boksuar edhe kampionët e mëdhenj si Lennox Lewis e Roy Jones Jr. Aktualisht brezin e kësaj federate në kategorinë e rëndë e mban ukrainasi Wladimir Klitschko.
Megjithëse Muriqi më parë kishte deklaruar botërisht se synon titullin e kampionit të botës në njërin nga katër versionet e mëdhenj (WBA, WBC, WBO dhe IBF), fitorja e në përballjen e 22 prillit do ta rendiste atë në mesin e boksierëve më të mirë të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›