Kartat e identitetit,myslimanet kërkojnë foto me shami
Komunitreti mysliman konsideron të paprecedentë dhe antikushtetuese, refuzimin e fotografive të grave myslimane me shami për kartat e identitetit. Përfaqësues të këtij komuniteti, kanë reaguar kundër këtij rregulli dhe deklarojnë se do të ndjekin çështjen në të gjitha instancat. Edhe pse reagimi për fotot e grave myslimane ka qenë i ashpër nga ana e përfaqësueve të komunitetit përkatës, asnjë autoritet qeveritar apo përgjegjës për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, nuk ka pranuar të prononcohet. Ndërkohë që edhe zyrtarë nga selia e komunitett mysliman të shqipërisë, janë rezervuar të flasin publikisht, pasi kanë deklaruar se do të konsultohet më parë çështja me autoritetet qeveritare.