E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: "Akoma mund te llogarisni ne mua"

8 marsi rikthen ne ring Luan Krasniqin dhe boksieri shqiptar me pasaporte gjermane do te kerkoje edhe nje here qe te riktheje besimin e adhuruesve te tij, teksa do te kete perballe ukrainasin e pamposhtur, Alexander Dimitrenko, per brezat e kampionit te Evropes dhe WBO-Intercontinental per peshat e renda. Kesaj radhe gjithcka duket me e veshtire se kurdohere per Krasniqin, sic njofton "Albania Sporti". Nje kundershtar 11 vite me i ri ne moshe, pa asnje humbje ne ringun profesionist dhe aktualisht i dyti ne renditjen e federates WBO, pas amerikanit Tony Thompson. Por 36-vjecari Krasniqi eshte plot besim tek vetvetja dhe kerkon medoemos nje tjeter shans per te realizuar endrren e tij: fitimin e titullit te kampionit te botes. "Dua te deshmoj se akoma mund te llogaritet ne mua. Dhe do te shfrytezoj kete shans per te fituar edhe nje here rastin per nje ndeshje per titullin boteror", ka thene Krasniqi pas publikimit te lajmit per perballjen me Dimitrenkon. "Per mua ka qene gjithmone e qarte se, nese deshiroj qe te mbetem lart, duhet te boksoj me dike qe eshte ne mesin e 5 boksiereve me te mire. Gjithcka tjeter nuk do te kishte kuptim. Jam i lumtur qe me eshte dhene shansi te boksoj kunder Saschas (Alexander Dimitrenko). Kunder Thompsonit isha totalisht jashte, por kam pasur kohe qe te mendohem dhe te pergatitem per kete", ka shtuar Krasniqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›