Han: Tri nga 5 te parat, ne Shqiperi
Trajneri i ri i perfaqesueses shqiptare, Ari Han, eshte rrefyer per planet e tij si "kuqezi" dhe per idete qe ka mbi futbollin. Ish-ylli i Ajaksit dhe Holandes ne nje interviste per "Albania Sportin" tregon edhe per dallimet ne koncepte mes tij dhe trajnerit te holandezeve, Marko Van Basten, si dhe kujton dy ndeshjet e famshme te Ajaksit me Tiranen (ne ate kohe "17 Nentori"), ne Kupen e Kampioneve me 1970 ...
- Zoti Han, se pari urime per detyren e trajnerit te Kombetares se Shqiperise, e treta pas dy eksperiencave te para me Kinen dhe Kamerunin.
"Faleminderit. Per te qene i sinqerte, mbeta i kenaqur me pritjen ne Shqiperi".
- Me 6 janar do te percaktohet edhe shorti i grupit tone eliminator per Boterorin 2010. Cilin nga pese kundershtaret e Shqiperise do te deshironte Han ne ndeshjen hapese?
"Per mua do te jete e rendesishme qe tri nga pese ndeshjet e para t'i luajme ne shtepi (Shqiperi), ku dhe do te kishim mundesi te benim me shume pike, per te arritur qysh ne xhiron e pare nje pozicion me te mire ne renditje".
- Ne ndeshjen e pare te tyre, paraardhesit tuaj kane rezultuar te suksesshem: italiani Dosena barazoi me Zvicren (1-1), gjermani Brigel fitoi me Greqine (2-1) dhe kroati Baric barazoi me Bjellorusine (2-2) ne transferte. Ju personalisht, cfare rezultati nga ndeshja e pare?
"Sigurisht qe kjo varet edhe nga kundershtari, por nese takimi i pare do te luhej ne Tirane, kushdo qe te ishte ai, do te doja rezultat pozitiv. Une besoj se ne kemi kohen e mjaftueshme per te pergatitur me kujdes dhe per te hedhur ne fushe formacionin me te mire te momentit. Une shpresoj se pas zhvillimit te ndeshjeve miqesore, do te kem arritur te njoh shume mire lojtaret dhe skuadren ne teresi".
- Ju vini nga nje shkolle e madhe futbolli, si ajo holandeze, ku keni arritur te jeni si lojtar edhe nenkampion i botes, nderkohe qe jeni shpallur disa here kampion i Evropes me Ajaksit. Ndryshe nga ai holandez, futbolli shqiptar eshte me pak i njohur ne arenen nderkombetare, por per eliminatoret e Euro 2008 e vuri jo pak ne veshtiresi Holanden ne te dy takimet. Cili eshte opinioni me i ri i trajnerit te Shqiperise per te dyja skuadrat?
"Ndryshimet jane te dukshme, por diferenca eshte duke u reduktuar shume. Natyrisht ne 40 vitet e fundit Holanda ben pjese ne skuadrat e medha, por futbollin njeh rritje cilesore ne te gjitha nivelet e skuadrave. Shqiperia ishte shume mire ne ate ndeshje, nuk luajti aspak keq".
- Le te kthehemi pikerisht 40 vjet me pare. Nje histori qe u lidh edhe me Shqiperine; keni qene pjese e skuadres se Ajaksit qe luajti kunder "17 nentorit". Cfare kujtoni?
"Une kam luajtur kunder kampiones se Shqiperise (17 Nentorit) ne vitin 1970 dhe ende kujtoj se Ajaksi, edhe pse fitoi Kupen e Kampioneve (te edicionit) 1970-1971, vuajti jo pak ne Tirane, kur barazuam 2-2 ne nje ndeshje vertet shume te veshtire dhe u kualifikuam fale fitores ne Amsterdam (2-0). Duhet te kujtoni se ne ate kohe ishte ne kulmin e tij dhe zhvillonte ndoshta futbollin me te bukur ne Evrope. I kujtoj shume mire ato ndeshje. Isha nje futbollist i ri asokohe (22 vjec)".
- Ju njiheni si nje kritik i madh i Marko van Bastenit. Perse ky qendrim ndaj trajnerit aktual te Holandes?
"Sigurisht qe cdokush ka mendimin e tij dhe gjykimin e tij te pavarur per nje trajner te caktuar. Kritikat e mia nuk jane te tanishme, por kane nisur disa vite me pare dhe une i kam bere ato publike dhe ne televizionin holandez. Une ruaj mendimin se ai nuk ka njohuri te mira taktike per vendosjen e lojtareve, sidomos ne vendosjen e Shnajderit, kur ai e vendoste ate ne nje rol me teper prapa, nderkohe qe ai mund te jepte me shume ne nje pozicion me te avancuar. Gjithsesi, une kam mendimin tim, ai (Van Basten) ka te vetin".
- Shqiptaret presin nga trajneri Han nje model te futbollit total, qe ju keni aplikuar me Holanden ne vitet 1970. Sa i pergatitur eshte Han per ta aplikuar kete sistem me Kombetaren Shqiptare?
"Se pari, me duhet ne detaj cilesite dhe kualitetin e lojtareve, dhe pastaj do te vleresoj se nese ia vlen te perpiqem ta aplikoj ate apo jo. Nga eksperiencat e mia te meparshme si trajner i ekipeve kombetare (Kine dhe Kamerun), duhet te kesh nje grup te pergatitur shume mire fizikisht, por dhe te kesh lojtare goli. Kjo varet edhe nga kundershtari ndaj te cilit do te luash. Holanda e viteve 1970 kishte nje grup te jashtezakonshem lojtaresh dhe mund ta realizonte ate".
- Shqiperia vuan nga mungesa e finalizimit, a do ta vendose theksin ne sulm Ari Han?
"Rezultatet pozitive vijne vetem kur shenon dhe une do te punoj shume per kete aspekt. Jam ne dijeni te statistikave te lojtareve kryesore te Shqiperise dhe une do te preferoja me shume nje futboll praktik".