Dokumentet dhe kriteret per te perfituar ne papunesi dhe ndihma sociale
DOKUMENTET
Cdo person qe kerkon te perfitoje nga kjo pagese, duhet te paraqese prane zyrave te punesimit kerkesen me shkrim dhe dokumentacionin e percaktuar ne piken 3 te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 223, date 19.4.2006 "Per pagesen e se ardhures nga papunesia". Dokumentet jane: libreze pune, certifikate personale me fotografi, certifikate e gjendjes familjare, vertetim nga dega e tatim-taksave se personi nuk eshte subjekt i regjistruar prane ketyre organeve, vertetim per ndjekjen e shkolles per femijet deri ne 18 vjec, vertetim per vazhdimin e studimeve te larta, per femijet deri 25 vjec, vertetim nga KMCAP-i per deklarimin e paaftesise per pune, per personat ne ngarkim, vertetim nga organet e sigurimeve shoqerore qe njeri nga bashkeshortet nuk eshte perfitues pensioni te plote, vertetim nga kadastra nese ka toke ne pronesi. Kerkesa te plotesohet brenda 60 ditesh nga dita e lindjes te se drejtes se perfitimit te ketyre te ardhurave, qe konsiderohet dita e pare e mbetjes i papune, te konfirmohen te regjistruar si punekerkues te papune, ne rast te kundert ata humbasin te drejten e perfitimit te se ardhures nga papunesia, me perjashtim te rasteve kur jane te paafte per pune, paaftesi e vertetuar me raport mjeko-ligjor.
KOHA E PERFITIMIT
Personat te cilet plotesojne kushtet e percaktuara ne piken 1 te ketij vendimi, u paguhet e ardhura e papunesise per 12 muaj, kur ne castin e lindjes te se drejtes per te perfituar te ardhuren nga papunesia kane kontribuar ne sigurimin shoqeror, per nje periudhe prej 12-muajsh, dhe nuk kane perfituar asnjehere te ardhur papunesie per 10 muaj, kur kane perfituar me pare te ardhura nga papunesia, per nje periudhe prej 12-muajsh, dhe per ta perfituar ate per here te dyte, brenda nje periudhe 24-mujore aplikojne pas perfundimit te perfitimit te pare per 8 muaj, kur kane perfituar me pare dy here te ardhuren nga papunesia, per periudha kohore respektivisht per here te pare 12 muaj dhe per here te dyte 10 muaj, dhe per ta perfituar ate per here te trete, brenda nje periudhe 24-mujore aplikojne pas perfundimit te perfitimit te dyte. Personat te cilet aplikojne per te perfituar te ardhura nga papunesia jashte periudhave te percaktuara me siper, per cdo rast perfitimi ata duhet te kene gjithsej 12 muaj pagese kontributesh te sigurimeve shoqerore ne degen e sigurimit te papunesise. Personat qe kane plotesuar kushtet per te ardhuren e papunesise pas hyrjes ne fuqi te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 223, date 19.4.2006, "Per pagesen e te ardhures nga papunesia", do te konsiderohet si kerkese per here te pare per te perfituar te ardhuren nga papunesia, pra perfitimi do te jete 12 muaj. Ne rast te paraqitjes se nje kerkese te dyte brenda periudhes se percaktuar ne germen "b" te pikes 2 te vendimit, pasi te kene derdhur kontribut per nje periudhe prej 12-muajsh, perfitimi i se ardhures nga papunesia do te jete 10 muaj. Ne rast te paraqitjes se nje kerkese te trete brenda periudhes se percaktuar ne germen "c" te pikes 2 te vendimit, pasi te kene derdhur kontribut per nje periudhe prej 12-muajsh, perfitimi i se ardhures nga papunesia do te jete 8 muaj. Femijet qe jane ne ngarkim te personit i cili do te perfitoje te ardhuren nga papunesia, te cilet jane mbi moshen 16 vjec (mosha minimale sipas Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise), do te pasqyrohen ne deklaraten e kompensimeve, nese jane regjistruar si punekerkues te papune dhe kjo te jete vertetuar nga sektori i sherbimeve te zyres kompetente te punesimit. Femijet qe jane ne ngarkim te personit i cili do te perfitoje te ardhuren nga papunesia, te cilet jane duke ndjekur shkollen deri ne moshen 18 vjec, ose kur ata studiojne ose jane te paafte per pune deri ne moshen 25 vjec, do te pasqyrohen ne deklaraten e kompensimeve, pa qene e nevojshme te jene te regjistruar si punekerkues te papune. Ne rastet e punesimit gjate periudhes se perfitimit te se ardhures nga papunesia apo gjate periudhes se kualifikimit/rikualifikimi (me pagese), e ardhura e papunesise merret me nderprerje per nje periudhe deri ne dy vjet, por me kusht qe te mos merren me shume se 365 dite kalendarike gjithsej per perfitim per here te pare, 304 dite gjithsej per perfitim per here te dyte dhe 243 dite gjithsej per perfitim per here te trete. Perfituesi i se ardhures nga papunesia eshte i detyruar te paraqitet ne Zyren e Punesimit nje here ne muaj (nder te tjera per te terhequr edhe kuponin e pageses se papunesise) ose sa here qe thirret nga kjo zyre. Rastet e perligjura qe perfituesi eshte i justifikuar per mosparaqitje jane: a) semundje e vertetuar me raport mjeko-ligjor; b) vdekja e nje pjesetari te familjes e vertetuar me certifikate vdekjeje; c) largim jashte vendit per nje periudhe prej nje muaji, vertetuar me pasaporten me te cilen eshte kryer udhetimi; d) ndalim nga organet e drejtesise; thirrja nga dega ushtarake per sherbimin e detyrueshem ushtarak. Per te gjitha rastet e lartpermendura, e ardhura nga papunesia do te arketohet deri ne nje muaj, e cila derdhet ne Buxhetin e Shtetit dhe eshte e pakthyeshme per klientin ne rastet e pajustifikuara. E ardhura nga papunesia caktohet mujore dhe paguhet perpjesetimisht me numrin e diteve kalendarike, per kohen qe perfituesi ka te drejte ta marre kete te ardhur. Pagesa jepet nje here ne muaj prane Alba-Postes. Ajo i jepet vetem personit perfitues, duke u paraqitur prane arkes me dokumentin e identifikimit. Periudha gjate se ciles perfituesi merr te ardhura nga papunesia njihet vjetersi pune e siguruar per efekt pensioni pleqerie, familjar dhe invaliditeti, dhe si e tille pasqyrohet ne librezen e tij te punes. Perfituesit kane te drejte te marrin kompensimet ne vlere per rritjen e cmimeve te ushqimeve kompensimin nga rritja e cmimit te bukes, si dhe kompensimin nga rritja e cmimit te energjise elektrike. Personat qe punesohen me nderprerje gjate periudhes 12-mujore, 10-mujore dhe 8-mujore te perfitimit te se ardhures nga papunesia, perfitojne nivelin e te ardhures nga papunesia, te periudhes ne te cilen ata rifuten ne skeme. Personat qe ndjekin kurse kualifikimi dhe rikualifikimi perfitojne te ardhura nga papunesia gjate gjithe kohes se zhvillimit te kurseve, ne rast se nuk paguhen nga ndonje burim tjeter per kete periudhe. Perfituesit me femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjec dhe 25 vjec, sipas pikes 3/d dhe 3/dh, do te marrin nje shtese familjare per cdo femije ne masen 5 per qind te te ardhurave mujore nga papunesia (niveli baze i pageses), por jo me teper se 30 per qind per te gjithe femijet ne ngarkim. Kur te dy prinderit perfitojne te ardhura nga papunesia, shtesen familjare ne masen 5 per qind do ta marre kryesisht kryefamiljari (ose dhe mund te ndahet midis perfituesve). Kur njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr pension te plote, shtesa familjare pergjysmohet (d.m.th. 2.5 per qind per cdo femije deri 18 vjec dhe 25 vjec ne ngarkim, por jo me shume se 15 per qind per te gjithe femijet ne ngarkim). Kur prinderit jane te divorcuar me vendim gjykate, shtesen familjare e merr prindi qe e ka femijen ne ngarkim. Ne rast se gjate kohes se perfitimit te te ardhurave nga papunesia personi largohet me banim ne nje vend tjeter, me kerkesen e tij zyra e punesimit te rrethit ku ai banon dergon zyrtarisht dosjen me dokumentacionin perkates ne zyren e punesimit te rrethit ku ai eshte transferuar. Ne rastet ku personat perfitues te te ardhurave nga papunesia ndryshojne vendbanimin apo kur qendra e fundit e punes i perket zones se nje zyre tjeter kompetente punesimi, ata jane te detyruar te fillojne procedurat dhe caktimi i perfitimit te pageses se papunesise behet ne zyren e punesimit te rrethit ku ndodhet qendra e punes, e cila pasi paguan perfitimin per nje muaj, me kerkese te personit te interesuar ben transferimin zyrtar te dosjes me dokumentacionin perkates. Per efekt te zbatimit te vendimit, punesim i pershtatshem konsiderohet punesimi i paguar i nje personi, ne perputhje me: moshen, gjinine, kushtet shendetesore, arsimimin, formimin profesional, vendbanimin, kohezgjatjen e punesimit te meparshem, pervojen e fituar, ndikimin e punes ne fjale ne gjendjen personale dhe familjare dhe situaten e tregut te punes.