E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Akti kriminal në Mitrovicë, i papranueshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e “Tre Rrokaqejve” në Mitrovicë.
 

Në një deklaratë për mediat, Krasniqi ka theksuar se aktet të tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë, dhe një shoqërie të civilizuar. “Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme” ka theksuar Krasniqi.
 

Gjithashtu ai ka shprehur besimin se organet kompetente do të angazhohen maksimalisht, për t`i vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Selver Haradinajt, dhe plagosjen e familjes së tij.
 

“Në emër të Kuvendit te Republikës se Kosovës, dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Haradinaj”, thuhet në fund të deklaratës së zotit Krasniqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›