E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheryl Cole ecen perpara pas divorcit

Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole duket se po vazhdon përpara me jetën e saj, ndërsa po kalon disa ditë pushimi në Afrikën e Jugut me mikun kërcimtar, Derek Hough.

Ndërkohë, miq të ish-bashkëshortit të saj, futbollistit të Chelsea, Ashley Cole bënë të ditur në të përditshmen britanike “The Sun” se ai shpërtheu në lot kur hapi dhuratën e saj për Krishtlindje.

Çifti u divorcua gjatë vitit 2010, pasi një lidhje paralele e futbollistit u zbulua prej shtypit anglez. “Ashley ka kuptuar se gjërat kanë ecur përpara dhe ka mbetur zemërthyer”, deklaroi një burim pranë yllit të kombëtares angleze.

”Ai e di se ishte ai që prishi gjithçka dhe e ka të vështirë të kalojë këtë situatë me veten”. Cole dhe 27-vjeçarja u takuan për Krishtlindje për të shkëmbyer dhuratat, vetëm një ditë përpara se ajo të nisej për në Kejp Taun.

Nga ana e tij, Hough i bleu këngëtares një byzylyk me diamantë, me vlerë prej 10 mijë stërlinash. Ata të dy po kalojnë këto ditë në Afrikë në të njëjtën suitë, çmimi i së cilës është 3 mijë stërlina për një natë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›