E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Serbia gatipër negociatame Kosovën

BEOGRAD- “Serbia është e gatshme për negociata me Kosovën” ka përsëritur presidenti serb, Boris Tadic në një intervistë për gazetën serbe Blic.

Sipas Tadic, negociatat më Prishtinën do të zhvilloheshin në nivel ekspertësh, ndërsa theksoi se nuk është parashikuar asnjë takim me Hashim Thaçin.

Tadic ka bërë të ditur se Serbia ka gati ekipin negociator dhe platformën, ndërsa sa i përket shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, duket se “po presin të përfundojnë me formimin e institucioneve të tyre të dala nga zgjedhjet’.

I pyetur në lidhje me akuzat në raportin e raportuesit të KE, Dick Marty, Tadic u përgjigj:
“Raporti i Dick Marty nuk ka tronditur vetëm skenën politike kosovare, por edhe skenën mediale botërore. Ajo botë mediale që është mësuar që gjërat t’i shikojë ‘bardh e zi’, në dëm të Serbisë, tashmë është duke menduar të kaluarën”, ka thënë Tadic në intervistën për gazetën Blic.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›