Krasniqi Bashkepunim me NATO-n dhe KFOR-in
Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi u takua te enjten me komandantin e Komandes se Forcave te Bashkuara te NATO-s ne Napoli Samuel J. Locklear III nderkaq u pohua se zvogelimi ne vazhdimesi i trupave te KFOR-it ne Kosove eshte faktor qe tregon se ne vend ka siguri dhe stabilitet.
Krasniqi sipas Telegraf tha se ne takim kane biseduar per bashkepunimin qe institucionet e Kosoves Forca e Sigurise e Kosoves kane me NATO-n dhe me KFOR-in ndersa ka falenderuar admiralin dhe gjeneralin edhe per Samitin e Lisbones qe vleresoi punen e sigurise ne Kosove si dhe ka falenderuar edhe NATO-n edhe prezencen e KFOR-it ne Kosove per pergatitjen profesionale te trupave te Forces se Sigurise se Kosoves.
Une edhe nje here e garantova admiralin dhe gjeneralin e KFOR-it ne Kosove se institucionet e Kosoves populli i Kosoves do ta shtojne bashkepunimin me NATO-n dhe KFOR-in. Se qellimi yne politik dhe institucional eshte integrimi ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian theksoi Krasniqi.