NATO vlereson progresin ne Kosove
Komandanti i Komandes se Forcave te Bashkuara te NATO-s ne Napoli Admirali Samuel J. Locklear III tha se ne dy muajt e pare si komandant eshte i impresionuar me perparimet qe po arrihen ne Kosove.
Sipas RTK-se keto komente admirali i beri pas takimit me ushtruesin e detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi.
Ne rolin tone si NATO permes KFOR-it ne do te vazhdojme mbeshtetjen per ofrimin e mjedisit te qete dhe te sigurt. Sic diskutuam vendimi i koheve te fundit i Keshillit te Atlantikut Verior per zvogelimin e prezences se KFOR-it nga me pak se 10 mije trupa sa jane ne 5500 gjate muajve ne vijim eshte rezultat i natyrshem dhe shenje e mire e perparimit te dukshem qe eshte arritur ne Kosove tha Admirali Locklear i cili shoqerohej nga komandanti i KFOR-it Erhard Byhler.