E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Do të boksoj sërish

Luan Krasniqi, boksieri nga
Rotëajli, i është futur sërish
stërvitjes. Pas humbjes
ndaj Aleksandër Dimitrenko,
të gjithë menduan se ai kishte
marrë fund. Por Luani nuk
është dorëzuar dhe synon të
ngjitet përsëri lart. "Jam realist,
shprehet Krasniqi në faqen e
tij në internet. Me siguri nuk
do të vijë kush të më ofrojë
një ndeshje për titull botëror,
po ashtu e di se nuk jam më
24-vjeçar. Po stërvitem sepse,
nuk kam ndërmend të dal
në ring sa për të sfi luar. Por
megjithatë pres që ndeshja
e radhës të jetë e një niveli të
rëndësishëm". Tashmë ai e ka
të qartë të ardhmen e tij. "Kam
menduar gjatë dhe jam konsultuar
me miqtë dhe familjen
time. Vërtetë nuk ishte e lehtë.
Por sa më shumë kam menduar,
aq më është bërë gjithnjë
më është ngulitur mnë mendje
se një grusht si ai ndeshjes së
fundit, nuk do të përfaqësojë
kurrë fundin e karrierës time.
Unë do të rikthehem sërish,
edhe më i fortë se më parë",
përfundon Krasniqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›