E Diel, 1 Nëntor 2026

Muka: Nëse duam titullin, të mundim Besën

Kampionati shqiptar i futbollit
rikthehet me javën
e 20 të futbollit, ku rivalët
për titull janë të impenjuar në
transfertë. Pas triumfit në dy
ndeshjet derbi dhe hapave falsë
të rivalit më të ashpër, Vllaznisë,
tani Tirana beson gjithnjë e më
shumë se, titulli kampion do të
jetë i arritshëm në këtë sezon.
Këtë e konfi rmoi dje edhe kapiteni
Devi Mukaj, i cili prej vetëm
pak kohësh është rikthyer në
skuadër, pas një dëmtimi që e
la jashtë fushës për më shumë
se 6 muaj. Megjithatë, ai e di se,
këtu e deri në maj nuk do të jetë
fushë me lule për bardheblutë.
Madje, sipas tij, vështirësitë nisin
që sot në sfidën kundër Besës
në Kavajë. "Ndaj Besës do të
luajmë një ndeshje të vështirë,
por njëkohësisht edhe shumë të
rëndësishme, shprehet kapiteni
bardheblu. Ne do të përpiqemi
të fitojmë, pasi si objektiv të
vetëm kemi 3 pikëshin. Sigurisht,
nuk do të jetë e lehtë, por
do të mundohemi. Kjo është një
sfi dë e rëndësishme për ecurinë
e më pasme dhe që sigurisht
do të ketë ndikim në objektivat
tanë". Për momentin, ekipi i
Tiranës po kalon një gjendje
të mirë fizike. Pas përfundimit
të seancës së fundit stërvitore,
ditën e djeshme, bardheblutë
janë nisur drejt Durrësit, ku janë
akomoduar në pritje të ndeshjes
së sotme në stadiumin e Besës. I
pranishëm në tribunë do të jetë
edhe donatori Refi k Halili, i cili e
ka cilësuar këtë takim, si një nga
sfi dat e rëndësishme të skuadrës
së tij. "Do ta ndjek këtë ndeshje,
pasi është e rëndësishme për
të ardhmen tonë në luftën për
titull. Shpresoj që të fitojmë",
përfundoi Halili. Një takim jo të
lehtë do të ketë sot Vllaznina në
Elbasan ndaj vendasve. Kuqeblutë
e trajnerit Agim Canaj kanë
punuar shumë për këtë takim
dhe synimi i tyre është fitorja,
që do të ndihmonte në ruajtjen
e diferencës me ndjekësen më të
afërt, Tiranën. Ndërsa Elbasani,
tashmë me trajnerin e ri, Farruk
Sejdini, kërkon ta bëjë kthesën
pikërisht kundër shkodranëve.
Ndërsa Partizani do të udhëtojë
sot drejt Peqinit në kërkim të një
tjetër fi toreje, e cila do ta mbante
të gjallë rrugën e shpresës për të
mos rënë nga kategoria në këtë
sezon. Dy fi tore në dy ndeshjet e
para të vitit. Shtoju këtyre edhe
atë në sfi dën e fundit të 2008 ndaj
Flamurtarit, Partizani i Duros
është bërë i papërmbajtshëm. Por
sot do të jetë e vështirë. Përballë
Shkumbinit në Peqin nuk e ka asnjë
të lehtë. "Fusha e Shkumbinit
është e vështirë për të gjithë, por
ne do të provojmë të bëjmë më të
mirën, nënvizon Duro. Skuadra
e di mentalitetin tim dhe idetë
e mia. Do të isha i kënaqur edhe
me një barazim. Megjithatë,
futbolli i ka të tria rezultatet".
Trajneri Gugash Magani, nga
ana e tij, paralajmëron lojtarët të
kenë kujdes. "Mos e nënvlerësoni
Partizanin. Duhet luftuar për çdo
top. Në ndeshjen me Dinamon,
Partizani fi toi me meritë", thekson
Magani, i cili ndodhet në
sezonin e tij të dytë si trajner te
Shkumbini i vendit të pestë me
27 pikë, 8 më shumë se Partizani i
vendit të dhjetë. Teuta do të jetë e
impenjuar në shtëpinë e saj, ndaj
Lushnjës, ndërsa Bylisi i vendit
të fundit do të udhëtojë drejt
shtëpisë së Flamurtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›