E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në punë, debate në Komisionin e punës

Aksidentet në punë kanë sjellë debate mes antarëve të Komisionit të Punës dhe Shëndetësisë ku është diskutuar për zbatimin e ligjit të shëndetit sigurisë në punë. Vetë drejtoresha e inspektoriatit të punës Vigreta çuko, ka pranuar në këtë komision se numëri i aksidenteve në punë me pasojë vdekjen po rritet, ndërkohë që ky numër duhet të jetë shumë më i madh duke qenë se pjesa më e madhe e aksidenteve nuk rapotohen. Gjatë pesë mujorit të parë të vitit të kaluar kemi pasur 11 raste të personave që kanë humbur jetën në punë ndërsa në të njëjtën periudhë kohore të këtij kemi pasur 14 raste. Sipas çukos, këto probleme favorizohet edhe nga mungesa e akteve nënligjore për të cilat është duke u punuar.
Nga ana tjetër antari i këtij komisioni Eltar Deda e ka quajtur inspektoriatin e punës një sektor të dështuar i cili është kthyer në një institucion gjobvënës i cili çon lekët në xhepat e inspektorëve.

Për sa i përket aksidenteve në punë në orët e para të mëgjesit një 50-vjeçar i cili po riparonte një ashensor në një pallat pranë zonës së Kinostudios ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›