E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kundërshton akuzat për marrje parash

Gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë në televizion, Sarkozi theksoi se është i përgatitur për një skandal të këtij lloji "sepse jam zgjedhur për të zgjidhur problemet e Francës, dhe kjo bëhet nëpërmjet reformave, përfshi atë të pensioneve". "Reformat nuk i pëlqejnë të gjithëve", deklaroi Sarkozi.

"Në shtyp kam lexuar dëshmitë e shërbëtorit të Bettencourt. Jo unë, por ai deklaroi se në 17 vjet e ka parë Sarkozinë në shtëpinë Bettencourt për dy ose tre herë me raste drekash në të cilat merrnin pjesë edhe personalitete të tjera. A më imagjinoni duke marrë para?", pyeti Presidenti francez. "I ftoj të gjithë të gjejnë arsyetimin dhe të merren me problemet e vërteta të Francës", tha Sarkozi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›