Krasniqi: Kuvendi nuk mund ta shkarkojë kreun e Policisë së Kosovës
Kuvendi i Kosovës, nuk ka të drejtë të shkarkojë kreun e Policisë së Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa kërkesën e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e kreut të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, kryeparlamentari e vlerësoi si kërkesë në adresë të gabuar. Po ashtu Krasniqi ka paralajmëruar se procesi i zgjedhjes së avokatit të popullit do të përfundojë këtë javë.
Kuvendi mund të kërkojë shkarkimin e njerëzve që i ngarkon me përgjegjësi, kuvendi nuk merret me shkarkimin e administratorëve të shërbimit publik të cilido nivel qofshin, prandaj nganjëherë kërkesat edhe të kryetarëve të komisionit edhe të komisionit janë pa adresë dhe nuk kanë bazë ligjore, ka sqaruar kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Kryeparlamentari Krasniqi ka njoftuar po ashtu se procesi i zgjedhjes së avokatit të popullit do të përfundojë këtë javë. Ndërkaq, në seancën e radhës, të enjten, do të shqyrtohet projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, pastaj rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me propozim-vendimin e qeverisë për përkrahjen e projektit shumetnik për komunën e Novobërdës, etj. Krasniqi ka reaguar menjëherë pasi Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar Raportin lidhur me rastin në Policinë e Kosovës të datës 25.04.2009. Lidhur me këtë çështje Komisioni nxori këto rekomandime: kontrolli parlamentar dhe mbikëqyrja demokratike ndaj Policisë së Kosovës duhet të fuqizohet. (Mosardhja e Drejtorit të Policisë para Komisionit është vlerësuar si mosgatishmëri për t'iu nënshtruar kontrollit parlamentar); drejtori i Policisë duhet të shkarkohet, për arsye se kjo ngjarje kaq e rëndë nuk mund të mbulohet vetëm me arsyetimin se personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë; Inspektorati i policisë duhet të jetë i përfshirë në procesin e hetimeve. Ministri i Punëve të Brendshme duhet ta autorizojë menjëherë Inspektoratin e Policisë të nisë hetimet e brendshme administrative, Task Forca e ngritur për këtë rast nuk mund ta bëjë këtë; Qeveria e Kosovës duhet t? i ndërmarrë masat e nevojshme që Ligji për policinë e Kosovës të zbatohet në tërësi; Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, duhet të hartojë një strategji për të kthyer besimin tek qytetarët e Kosovës, sepse ky rast ka lëkundur ndjeshëm besimin e tyre në policinë e Kosovës. Këto rekomandime i përcillen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , duke kërkuar që për këto rekomandime dhe Raportin e këtij Komisioni lidhur me rastin të zhvillohet debat në një seancë të Kuvendit.