E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Paktet me Serbine me baze ligjore


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se marrëveshjet që arrihen me Serbinë duhet të jenë të bazuara në ligjet e Kosovës.

Krasniqi është shprehur se në institucionin e tij nuk ka mbërritur ende një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një seance të posacme për diskutimin e paktit për menaxhimin e integruar të kufijve.

Megjithatë, ai ka theksuar se marrëveshja në fjalë është tërësisht e bazuar në një ligj të miratuar më parë nga Kuvendi.

“Nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjin që kemi, atëherë nuk ka nevojë të sillet në Kuvend, pasi është cështje e ekzekutivit”, ka deklaruar Krasniqi.

Delegacioni kosovar dhe ai serb arritën më 2 dhjetor në Bruksel marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, që parashikon dhe zhbllokimin e situatës në veri.

Ditën e shtunë, më 3 dhjetor, qeveria e Kosovës bëri publike përfundimet e arritura me Serbinë gjatë së premtes mbrëma në Bruksel, pas bisedimeve që zgjatën tre ditë.

Qeveria kosovare e përshëndeti marrëveshjen duke thënë se me nënshkrimin e saj, Serbia në një farë mënyre ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë që subjektet politike opozitare e kundërshtuan atë fuqishëm, pasi sipas tyre pakti tregon se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kufij shtetëror.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosova rrezikon Serbinë
Gazeta "The Guardian" e Londrës, në shkrimin me titull “Rruga e Serbisë në BE mund të bllokohet, ndërkohë që pikat e kontrollit rikthehen në Ballkan”, shkruan se mosmarreveshja kufitare me Kosoven, mund të minojë aplikimin nga frika për një “katastrofë strategjike”, nëse Kroacia pranohet pa Serbinë. Rindërtimi i shtëpive, UNMIK kërkon leje
Komiteti për Vlerësimin e Sigurisë në Mitrovicë konsideron se Barrikadat vazhdojnë të mbeten problem dhe të pengojnë jetën normale në veri të vendit. Serbët heqin barrikadën në Jagenicë
Serbët kanë nisur të heqin barrikadën e Jagenicës pak para orës 11:30. Barrikada që bllokonte rrugën Jagenice- Zvecan- Zubin Potok po hiqet pas një marreveshjeje qe duket se eshte arritur mes serbeve lokale te kesaj ane ne veri te Kosoves dhe KFOR-it. Mocion kundër Thaçit
“Ky kryeministër po tregohet për cdo ditë e më i dëmshëm për Kosovën, pra për ta ruajtur pushtetin e vet po e dëmton shumë Kosovën, rrjedhimisht duke u nisur nga kjo do të nisim me mbledhjen e nënshkrimeve të deputeteve të Kuvendit të Kosovës për ëe paraqitur mocionin e mosbesimit për kryeministrin Thaci”, tha Visar Ymeri, deputet i “Vetëvendosje”. Marrëveshja me Serbinë, opozita kundër
Vetëm pak orë pasi Kosova dhe ai i Serbia arritën marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, subjektet politike opozitare kanë kundërshtuar me deklarata të fuqishme.

Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Nga janari, buka me vitamina
Video Meta-Prifti, dëshmojnë biznesmenët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›