Rrezik nga bombulat e pakontrolluara

Ngjarja tragjike që përfshiu tre anëtaret e familjes Spahiu në rrugën “Derhemi” në Tirane, ka risjelle edhe një herë në fokus problematikën e tregtimit, por edhe të përdorimit të bombulave të gazit në familje.
Ekspertët teknikë kanë saktesuar se ne apartamentin e familjes Spahiu ka pasur rrjedhje gazi dhe dyshohet qe nje kontakt elektrik ka sjelle shperthim.Për të shmangur tragjedi te tilla kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik Ardian Alushi ka kerkuar qe qytetaret, te mos mbushin bombula gazi prane pikave te karburantit, apo ne dyqane qe i tregtojne ne forma ilegale ne lagje, pasi aty nuk behet kontrolli teknik i bombules.
"Në mënyrë absolute bombula të rimbushet me gaz vetëm në Nuk duhet mbushet bombula as në pikat e karburanteve dhe as në dyqanet që e tregtojnë në mënyrë të papërgjegjshme joligjore
Ardian Alushi
Kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik pikat e licensuara nga Inspektoriati, sepse përvec mbushjes kontrollohet bombula nga ana teknike. Nuk duhet mbushet bombula as në pikat e karburanteve dhe as në dyqanet që e tregtojnë në mënyrë të papërgjegjshme joligjore", thotë Alushi.
Por edhe nese ne shtepi ndihet era e gazit, duhet qe te hapen menjehere dritaret dhe te evitohet ndezja e dritave apo e ndonje shkrepseje. Inspektoriati po bashkepunon me pushtetin lokal dhe ka vendosur gjoba ne gjitha subjektet ku bombulat e gazit tregtohen jashte parametrave te kerkuar.
"Nuk kemi të bëjmë më plasjen e bombulave, por kemi patur probleme me sistemin e ndezjes. Kjo ndodh për arsye nga problemi në sistem apo pakujdesi të konsumatorit në trajtimin, përdorimin e këtij objekti", thotë Alushi.
Ne keto dite, ku qytetaret e kane rritur ndjeshem perdorimin ne gazit ne shtepite e tyre, eshte kerkuar qe ata ta blejne gazin tek shoqerite e licencuara, te cilat bejne edhe kontrollon e sistemit te bombules se gazit.
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në rrugën “Derhemi” në Tiranë, i ka marrë jetën tre personave të një familje.
Ngjarja e rëndë dhe shokuese ka ndodhur rreth orës 3 të mengjesit të së dielës. Pasi në apartament kishte rrjedhje gazi, një prej anëtarëve të familjes Spahiu me origjinë nga Pogradeci, dyshohet të ketë krijuar një kontakt elektrik duke shkaktuar edhe shpërthimin.
Si pasojë e tragjedisë humbën jetën në mënyrë të menjëhershme bashkëshortët Genc e Florida të moshës 35-vjecare si dhe vajza e tyre Jona, ndërsa vogelushja Dea, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në kryeqytet.
Shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë i fuqishëm sa ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët e pallatit. Ndërkohë që flakët kanë përfshirë edhe apartamentin sipër banesës së familjes Spahiu.
Zjarrefikset dhe forcat policore bënë të mundur vetëm shpëtimin e 4-vjecares Dea, duke e transportuar me urgjencë në spital.
Apartamenti i familjes Spahiu e cila jetonte aty me qera është shkatërruar pothuajse i gjithi. Ndërkohë që mëngjesi i së dielës e ka gjetur të gjithë rrugën “Hoxha Tahsim” të shokuar për ngjarjen e rëndë.
Vdekjet nga shpërthimet e gazit janë bërë të shpeshta në kryeqytet, dhe sërish mbushja e bombolave në mënyrë të pakontrolluar dhe artizianale vazhdon të shkaktojë viktima.
Gjithsesi do të jetë grupi hetimor që ka kryer ekspertizën që do të nxjerrë një shkak përfundimtar se cili ka qenë shkaku i shpërthimit.
Facebook Sondazh
Ku i rimbushni bombulat e gazit qe perdorni ne shtepite tuaja?
Ne pikat e licensuara
Ne karburant, ne dyqanin e lagjes
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_530'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(530); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Katër shtete, një pullë postare
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia në vitin 2012 do të përdorin një pullë të re të përbashkërt postare.
Fajon: Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë
Pastrimi i plehrave në Shqiperi zë vend të posacëm në axhendën e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon. Korce, shtyhet rikonstruksioni i Pazarit
Shtyhet afati për rikonstruksionin e Pazarit të Korcës. Projekti, i cili do t'i rikthejë formën dhe vlerat këtij monumenti kulture ishte parashikuar për të nisur këtë të hënë por pengesat e sjella nga tregtarët e rrobave të përdorura, duket se do të vonojne disi punimet. Gjirokastër, mungojnë kanalizimet
Rrjeti kompleks i kanalizimeve në fushën e Dropullit, gjendet sot pothuajse i shkatërruar prej mosinvestimit dhe braktisjes. Korcë, seminar për vlerat arkeologjike
Zonat arkeologjike pavarësisht se janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit jug-lindor mbeten pak ose aspak të njohura në rajonin e Korcës.
Lajmet kryesore
PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Fajon: Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë
Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar