E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga janari buka me vitamina


Ne muajin janar fabrikat e miellit do te hedhin ne treg vetem miell  te cilit do ti shtojne acid folik, zink dhe vitamine B6 dhe B 12.

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit do te fokusoje kontrollet e tij ne 20 fabrikat e medha ne vend, qe mbulojne rreth 60 % te tregut, por dhe ne fabrika me kapacitet me te vogel.

"Janë tre lloj analizash të ndryshme, të cilat mund të verifikojnë nëse është bërë fortifikimi i miellit. Një realizohet në kufi, me anë të një testi acid që vërteton nëse mielli është fortifikuar. Niveli i fortifikimit në bazë të kërkesave që do te kete ligji do të kryhet nëpër laboratorët rajonalë, ose laboratorin qendror. Në Shqipëri mielli përgatitet për bukë që nga fabrikat. Të gjithë elementet që mielli përmban i shtohen që në momentin e perpunimit, ne  fabrikat e blojes", thotë Rezart Kthupu, nga AKU.

Kjo eshte nje kerkese e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH-së me qellim uljen e shifrave te anemise, pasi reth 30 % e popullise rezultojne anemike per shkak te kequshyqerjes. Sipas nje studimi te ISHP-së, per shkak te kequshqyerjes 19 % e femijeve nen 5 vjec, rezultojne me prapambetje ne rritje, gjatesi, mbipeshe e probleme te tjera. Eshte perllogaritur se ne Shqiperi konsumi i miellit eshte 360 grame ne dite per person dhe se shtimi i mikro-substancave ka nje kosto me te ulet se sa marrja e ketyre vitaminave me vete.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, 20 milionë dollarë i kushton Shqipërisë trajtimi i anemisë nga mungesa e hekurit. Ndersa pasurimi i miellit me keto mikro-substanca, për ta parandaluar anemine, kushton 1 milion dollarë në vit. Ne vendin tone numerohen 194 fabrika mielli, te cilat do te jene te detyruara t'i shtojne miellit qe do te hedhin ne treg keto mikro-substanca.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Unifikim abetares Shqipëri-Kosovë
Në datën 3 prill të vitit 2012,do të jetë gati abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, i pari tekst unik që do të përdoret në klasat e para të shkollave në të dyja shtetet për vitin e ri shkollor 2012-2013. Katër shtete, një pullë postare
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia në vitin 2012 do të përdorin një pullë të re të përbashkërt postare.
Rrezik nga bombulat e pakontrolluara
Ngjarja tragjike që përfshiu tre anëtaret e familjes Spahiu në rrugën “Derhemi” në Tirane, ka risjelle edhe një herë në fokus problematikën e tregtimit, por edhe të përdorimit të bombulave të gazit në familje. Fajon: Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë
Pastrimi i plehrave në Shqiperi zë vend të posacëm në axhendën e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon. Korce, shtyhet rikonstruksioni i Pazarit
Shtyhet afati për rikonstruksionin e Pazarit të Korcës. Projekti, i cili do t'i rikthejë formën dhe vlerat këtij monumenti kulture ishte parashikuar për të nisur këtë të hënë por pengesat e sjella nga tregtarët e rrobave të përdorura, duket se do të vonojne disi punimet.

Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Video Meta-Prifti, dëshmojnë biznesmenët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›