Krasniqi: Pragun duhet ta mbrojnë institucionet

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhje së sotme të kryesisë së kuvendit, i pyetur të komentojë deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cilin një ditë më parën deklaroi se qytetarët në veri duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë, fillimisht ka thënë se nuk dëshironte t’i komentojë deklaratat e askujt, ndërsa më pas ka shtuar se qytetarët nuk janë të obliguar që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, pasi për këtë punë, përgjegjëse, janë institucionet nga të cilat ka kërkuar angazhim duke përfshirë edhe ato të huaja që janë prezentë në Kosovë.
Nesër pritet që të mbahet një seancë plenare e Kuvendit, ku, përveç disa projektligjeve, do të shqyrtohet edhe projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinaciare. (Kosovapress)