E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Presioni ndaj Prishtines, jo demokratik

Presioni qe po behet nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndaj Kosoves per te pranuar dokumentin 6 pikesh te OKB-se eshte jo demokratik dhe bie ndesh me Kushtetuten.

Keshtu ka deklaruar kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cili ne nje deklarate per shtyp ka theksuar se lidhur me kete ceshtje, Kuvendi mbeshtet deklaratat e presidentit dhe kryeministrit te Kosoves.

I pyetur nese OKB-ja e miraton planin pa e pyetur Prishtinen, Krasniqi ka shtuar se, “pergjegjes per sovranitetin e territorit te Kosoves pas 17 shkurtit eshte vetem Kuvendi i Kosoves”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›