Krasniqi: Pse duhet AAK të jetë pjesë e Qeverisë?

Jakup Krasniqi thotë se ende nuk është bërë e qartë se pse është e nevojshme që të ndërrohet partneri i koalicionit qeverisës dhe pse duhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të bëhet pjesë e qeverisë.
“Nëse bëhet arsyeshmëria së përse po bëhet ndryshimi i koalicionit dhe bëhet e qartë se pse po vijnë ndryshimet, atëherë mund të flitet për këtë” ka thënë Krasniqi për KTV-në, transmeton Indeksonline.
Për ta ndryshuar partnerin e koalicionit, PDK-ja duhet ta kalojë këtë çështje në kryesinë e partisë.
Tashmë, disa nga anëtarët e kryesisë janë pozicionuar kundër këtij koalicioni.
Përveç Krasniqit edhe Rrustem Mustafa kishte thënë se nuk e përkrah këtë koalicion.
Haradinaj ndërkaq, po vazhdon të flasë për PDK-në, duke iu referuar si ‘partia partnere’ kurse për vetën e tij, flet si kryeministri i ardhshëm.