E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA e shqyrton Evropianin itinerar

Evropiani 2016 dhe ai 2020 do të jenë qendër të diskutimeve në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të mbahet të enjten në Lozanë të Zvicrës.

Shtëpia e futbollit evropian do ta vendos formatin e fazës finale të kampionatit Evropian 2016, i cili do të mbahet në Francë. Po ashtu do të bisedohet për Evropianin e parë më 24 skuadra, ngase për momentin marrin pjesë vetëm 16 sosh.

Në tavolinë më pas do të vendoset propozimi i presidentit Michel Platini për ta bërë Evropianin 2020 me itinerar. Pra, ky kompeticion nuk do të zhvillohej vetëm në një vend, por në disa shtete të Kontinentit të vjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›