E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Qeveria teknike nuk eshte parashikuar me Kushtetute

Prishtine 29 dhjetor NOA - Kushtetuta e Kosoves nuk parasheh formimin e Qeverise teknike. Prandaj te gjitha zgjidhjet duhet te gjendet konform aktit me te larte juridik keshtu citohet te kete thene ne nje interviste per median kosovare Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi.

Ai beson se fundi i janarit ose fillimi i shkurtit do ta gjeje vendin me Qeveri dhe Parlament nderkaq nuk parapelqen nje koalicion te gjere pasi ai i deritashem sipas tij nuk rezultoi i suksesshem.

Megjithate ai thekson se gjithcka do te varet nga procesi i rivotimit me 9 janar. Krasniqi nuk parapelqen nje koalicion te gjere megjithese per kete sipas tij do te vendosin numrat e deputeteve ne Kuvendin e Kosoves.

Zakonisht koalicionet nuk preferohen shume te gjera ne e kishim nje koalicion mjaft te gjere por nuk rezultoi i suksesshem ka thene Krasniqi. Sa i perket ideve per nje Qeveri teknike Krasniqi ka thene se zgjidhjet duhet kerkuar ne baze te Kushtetutes.

Qeveria teknike nuk eshte e parashikuar me Kushtetuten tone prandaj gjitha zgjidhjet duhet te bejme perpjekje ti gjejme ne baze te aktit me te larte juridik ka thene Krasniqi.

Krasniqi ka folur edhe per raportin e Dick Martyt dhe mundesine qe te publikohen emrat e atyre qe bashkepunuan ne perpilimin e ketij raporti. Une nuk di emra sigurisht qe Dick Marty i din ata emra eshte mire qe ne ardhmen do te kete mundesi qe te dihen emrat por une ne kete moment nuk do te manipuloja pasi eshte dicka te cilen une ende nuk e di ka thene Krasniqi.

Ai ka ritheksuar se qellimi i raportit ka qene denigrimi i luftes se popullit shqiptare i vlerave te ketij populli si dhe amnistimi i krimit te vertete qe ka bere Serbia ne Kosove.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›