E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumerimi i votave ne Kosove mbyllet me 4 janar

Prishtine 28 dhjetor NOA- Ndersa te marten ka rifilluar procesi i numerimit te votave ne QNR pas pushimit tre ditor ai pritet te perfundoj me 4 janar.

Mediat kosovare bejne te ditur se nga 380 kuti sa jane rinumeruar deri me tani vetem dy prej tyre mund te anulohen per shkak te evidentimit te parregullsive.

Mesohet gjithashtu se 96 per qind e ketyre kutive kane qene me defekte teknike tek votat e kandidateve qe jane verejtur gjate rinumerimit nga ekspertet ne QNR.

Pas perfundimit te procesit se rinumerimit te votave QNR-ja do ti dergoj nje raport Komisionit Qendror te Zgjedhjeve lidhur me kete rinumerim.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›