E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Rruga e shqiptarëve të Maqedonisë, Jo si e serbëve në veri

Rruga e shqiptarëve të Maqedonisë nuk duhet të jetë rruga e serbëve të pjesës veriore të Kosovës. Shqiptarët atje duhet ndjekur një rrugë autentike. Maqedonia është shtet i tyre, ndërsa shteti ka obligim të gjithë shtetasit e saj t’i trajtojë njësoj.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zhurnal plus”, kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi e cila do botohet ditët në vijim.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni i kanë përfaqësuesit e vetë të zgjedhur në zgjedhje demokratike.

“Zgjedhësit e partive politike shqiptare janë ata që e kanë mundësinë dhe të drejtën për të vlerësuar punën e tyre. Kur them këtë, nuk do të thotë se jam i kënaqur me politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Në pyetjen nëse në territorin e Republikës së Kosovës do të ketë zgjedhje lokale serbe, ai me qëndrim se kjo jo që nuk do ndodhë, por është qëndrim që buron edhe nga Deklarata e GK për Kosovën e vitit 2005, se “s’ka kthim para qershorit ’99, s’ka ndryshim të kufijve dhe nuk ka bashkëngjitje me ndonjë shtet tjetër (këtu është menduar ne Serbinë e Shqipërinë).

“Edhe kundërshtarët e sotëm ta pavarësisë së Kosovës kanë qenë pjese e parimeve dhe më vonë edhe e bisedimeve të Vjenës. Pastaj janë edhe obligimet që Serbia ka marrë në bisedimet nen mbikëqyrjen e Brukselit”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, kur është fjala për veriun, zgjedhja e qëndrueshme dhe paqësore duhet kërkuar vetëm në dokumentin e Ahtisaarit dhe se çdo përpjekje tjetër, “është hapje e ‘Kutisë së Pandorës’”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›