Me forcë në Veri

Express: Pse asnjë deputet i AAK’së nuk e përkrahu nismën e Vetëvendosjes për një seancë të jashtëzakonshme, kurse të paktën një deputet i juaji e dha nënshkrimin për nismën e PDK’së?
D. Haradinaj: Ne e kemi mbajtur qëndrimin tonë, kemi thënë se nuk është koha për folklorizëm, por është koha për veprime. Ne kemi thënë se do t’i mbështesim institucionet për të vepruar në Veri, ndërsa nuk jemi ithtarë shumë të debateve, sepse mendoj se janë shterur debatet dhe kërkohet më shumë veprim.
Express: Shefi i GP të PDK’së, Adem Grabovci tha se po afrohen për çdo ditë me AAK’në. Cila është e vërteta, sipas jush?
D. Haradinaj: Nuk i komentoj qëndrimet e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së. Unë mendoj se Aleanca e ka programin e vet, platformën e vet edhe është duke u përgatitur për t’i fituar zgjedhjet nacionale.
Express: Megjithatë, kohëve të fundit jeni parë nëpër tubime publike me zyrtarët e PDK’së...
D. Haradinaj: Ne nuk jemi armiq dhe ne i respektojmë dhe i vlerësojmë institucionet e Kosovës, ndërsa jo figurat e partive politike. Çdokush që nderon dëshmorët dhe heronjtë, e ka për obligim aq më tepër kur janë përgjegjës të institucioneve. Ne nuk jemi armiq, por jemi rivalë politikë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)