Pantiq: Do t’i mbajmë zgjedhjet lokale

Kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantiq, vlerësoi të hënën se mosmbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë mund të ketë pasoja sa i përket qëndrimit të serbëve në këto hapësira.
Sipas tij, kjo mund të shkaktojë shpërngulje të heshtur të serbëve nga Kosova, fillimisht të atyre që jetojnë në jug, ndërsa më vonë edhe të atyre në veri të Ibrit. /Kosovapress/