E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Serbët në veri po terrorizohen nga grupe kriminale

PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi deklaron se qytetarët serbë të Kosovës që jetojnë në atë pjesë, janë të terrorizuar nga grupet kriminale dhe barrikadat që ato kanë ngritur atje".

“Bllokimi i rrugëve- theksoi Krasniqi- nuk ndihmon në procesin e integrimeve evropiane, në të cilat po synojmë të shkojmë të gjithë ne”.
Deklarata e Krasniqit është bërë sot në takimin me ministrin e punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski.

Krasniqi e falënderoi Popovskin për mbështetjen që ai dhe vendi i tij japin për Kosovën në proceset integruese. Nga ana e tij ministri maqedonas i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa shtroi nevojën e zgjerimit të tyre në aspektin ekonomik.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›