E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia kujtohet për liqenin e “vdekur”

Por duket se Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për këtë liqen, pasi sot ka nisur puna për pastrimin e territorit nga inertet, mbeturinat dhe ujërat e zeza. Inspektorati i Bashkisë, bllokoi sot 7 subjekte dhe disa familje që shkarkonin në liqen ujërat e zeza.

Gjithashtu u shkëputën disa lidhje të paligjshme që kishin krijuar disa lavazhe në atë zonë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar ujin e liqenit.

Kjo është faza e parë e aksionit. Faza e dytë është afatgjatë dhe ka të bëjë me vendosjen në punë të kanalit komunikues mes Liqenit Artificial dhe Liqenit të Farkës, çka do të sigurojë ekuilibrin e duhur hidrik, rehabilitimi i plotë i digës si dhe rregullimi dhe vënia në funksion normal i kolektorit të digës. /Start/

                                                                                             2011-10-21 13:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›