E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pushteti mbron vrasësit e Remzi Hoxhës”

Me këtë rast, ata protestuan para ambasadës britanike në Prishtinë, duke kërkuar ekstradimin e Ilir Kumbaros, njëri prej shikasve të përfshirë në këtë ngjarja. Familja Hoxha shpreh zhgënjimin ndaj qeverisë britanike që nuk ka vendosur ende për ekstradimin e Kumbaros.

“Ilir Kumbaro duhet të ekstradohet në Shqipëri për dy arsye: Për rrëmbim, zhdukje, torturim dhe vrasje të babait tim, Remzi Hoxha, gjë të cilën e rikonformoi edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë, dhe Për vjedhje të identitetit të Shaqa Shatrit, dhe për shkak se me këtë identitet ka marrë shtetësinë Britanike dhe ka shfrytëzuar shumë benificione nga Qeveria dhe taksapaguesit Britanik. Me ligj, për këtë shkelje duhet t’ia merret shtetësia Ilir Kumbaros dhe të dënohet sipas ligjin në fuqi të Britanisë së Madhe, e më pastaj të ekstradohet në Shqipëri. Qeveria Britanike akoma nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”, tha Ardian Hoxha, i biri i biznesmenit të rrëmbyer.

Më tej, ai theksoi se pushteti në Shqipëri po bëhet pengesë për zbardhjen e rastit. “Edhe pse me shumë vonesë, drejtësia në Shqipëri ka nisur të merret me zbardhjen e zhdukjes së babait tim, mirëpo ajo ende vazhdon të pengohet nga pushteti në Shqipëri. Jemi të lumtur që Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron, por shpresojmë që procesi të mos pengohet tutje nga pushteti. Jemi dëshmitar të faktit se pushteti në Shqipëri mbron, përkrah dhe shpërblen vrasësit e babait tim, duke zhdukur gjurmët, duke u dhënë atyre poste shtetërore, duke bërë presion mbi prokurorinë dhe gjykatat, si dhe duke financuar avokatët e Ilir Kumbaros për të prolonguar sa më shumë ekstradimin e tij për në Shqipëri”, shtoi Ardian Hoxha.

Madje ai i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha me disa pyetje. “Dua të pyes kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, përse iu del në mbrojtje të këtyre kriminelëve? Përse e pengon drejtësinë? Përse e pengon ekstradimin e Ilir Kumbaros? Çdo ditë që prolongohet ekstradimi i Ilir Kumbaros për në Shqipëri do të thotë: 1 ditë më shumë liri për Ilir Kumbaron, më shumë të holla për avokatët e Ilir Kumbaros, dhe 1 ditë më shumë pushtet për kriminelët”, vijoi ai. /Start/

                                                                                             2011-10-21 11:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›