E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Serbëve nuk u lejohet asociacion me fuqi ekzekutive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Asociacioni i Komunave serbe të Kosovës mund të krijohet sepse këtë ia lejon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Sipas tij ky asociacion është i paraparë edhe me pakon e Ahtisarit. Por  ky asociacion nuk do të duhej të kishte fuqi ekzekutive.

“Ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi


Kryeministri Thaçi në takimin e fundit që pati me Daçiqin janë pajtuar që të krijohet asociacioni i komunave ekzistuese me shumicë serbe në Kosovë. Kjo dhe marrëveshjet e arritura në parim, priten të konkretizohen në takimin e radhës më 4 mars./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›