E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa mbajti fjalimin e fundit

Papa Benedicti XVI u ka thënë mijëra njerëzve të tubuar në Sheshin e Shën Pjetrit se është i vetëdijshëm për “gravitetin” e vendimit të tij për të dhënë dorëheqje.

Benedicti, gjatë fjalimit të fundit para audiencës, ka thënë se nuk jep dorëheqje për të mirën e tij, por të Kishës Katolike.

Papa ku kujtuar gëzimet dhe vështirësitë gjatë tetë vjetëve në krye të papatit. Ai ka thënë se vështirësitë më të mëdha kanë qenë kur Kisha është përballur me skandalin e abuzimit seksual dhe akuzat për nivel të lartë të korrupisonit.
Duke iu drejtuar besimtarëve Papa tha: "Nuk jam ndjerë kurrë vetëm, ju falenderoj. Nuk e braktis Kryqin, por do të qëndroj në një mënyrë të re".

"Në këtë moment kam një besim të madh. Komuniteti i besimtarëve dëgjon dhe mirëpret fjalën e Zotit dhe ky është besimi im", u shpreh Ratzinger. Më pas ai kujtoi se 'kur në 19 prill tetë vite më parë pranoi të mbante këtë detyrë të rëndësishme, fjalët e tij qenë:"Zot përse ma kërkon këtë gjë? Eshtë një peshë që më vendos mbi shpatulla, por nëse ti ma kërkon unë e pranoj, sigurisht që ti do të më ndihmosh edhe me gjithë dobësitë e mia".

"Tetë vite më pas, - thotë Papa i Tërhequr, - mund të them se Zoti më ka ndihmuar dhe më ka qëndruar pranë, pasi e kam perceptuar cdo ditë prezencën e tij".

Benedicti do të heqë dorë nesër nga të gjitha detyrat e Papatit, duke u bërë papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.

Ai ka thënë se largohet nga posti për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Vatikani ka thënë se Benedicti do të vazhdojë të veshë rrobat e bardha dhe do të quhet “papa emeritus”.

Pasuesi i tij pritet të zgjidhet gjatë muajit mars./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›