Shkurti, muaj i rrezikshëm për policët

Trupat e policisë së Kosovës, kohët e fundit janë barë cak i sulmeve të shumta nga ana e qytetarëve të Kosovës.
Vetëm gjatë muajit shkurt janë sulmuar katër pjesëtarë të PK-së.
Kryetari i komisionit për siguri, Ahmet Isufi duke shprehur paknaqësine e tij karshi këtyre sulmeve, ka kërkuar rritje të përgjegjësisë nga ana e PK-së.
“ Besoj se duhet që të ketë një përgjegjësi më të madhe edhe të Policisë së Kosovës, besoj se duhet të tregojnë gatishmëri dhe veprime që mos të lejojnë të ndodhin incidente të tilla”, ka thënë Isufi për Indeksonline.
Nga ana tjetër edhe Arber Beka, zëdhënës për informim në policinë e Kosovës ka thënë se pa marrë parasysh incidentet e fundit, policia e Kosovës gjithmonë do të jetë e gatshme për të mbajtur rendin dhe ligjin.
“Pavarësisht incidenteve që kanë ndodh, policia e Kosovës do të jetë në shërbim të qytetarëve. PK do të jetë e gatshme për ruajten e qetësisë, do të jetë e gatshme ruajtjen e rendit dhe të ligjit”, ka thënë Beka per Indeksonline.
Ndryshe vetëm gjatë muajit shkurt janë raportuar pesë raste, sulme ndaj personit zyrtar./Indeksonline/