Londer, mberrin ambasadori i pare i Kosoves

Ne kryeqytetin britanik ka mberritur ambasadori i pare i shtetiti te ri te Kosoves.
Muahmet Hamiti do te drejtoje diplomacine kosovare ne Londer, ku do te punoje per njohjen e metejshme te pavaresise.
“Do te kryejme punen qe ka nje ambasade. Do te punoj per te fituar njohje te reja. Do komunikoj me koleget e mi dhe do t’iu bej atyre te qarte se njohja e Kosoves eshte dicka qe ka rendesi jo vetem per Kosoven, por edhe per vendet e lira. Natyrisht, kjo mund te marre pak kohe”, ka deklaruar Hamiti.
Diplomati kosovar ka bere te ditur gjithashtu se ambasada e drejtuar prej tij do te kujdeset edhe per emigrantet kosovare qe jetojne ne Britani.
“Ketu kemi qytetare kosovare qe punojne per nje kohe te gjate dhe ne do t’u qendrojme prane atyre”, ka shtuar Hamiti.