E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje, proteste kunder planit te OKB

Kreu i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka bere te ditur se diten e merkure do te zhvilloje nje proteste kunder planit prej 6 pikesh te hartuar nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon.

Kurti ka sqaruar se me kete proteste, levizja e tij nuk do t’i dale perkrah institucioneve te Kosoves, por do te perforcoje qendrimin kunder te Prishtines ndaj ketij plani.

“Demonstrata e se merkures nuk eshte mbeshtetje per institucionet e Kosoves kunder planit 6 pikesh, por eshte nje mase mbrojtese qe “jo”-ja e institucioneve tona te mos behet “po”, sic jemi mesuar te shohim nga lideret e vendit tone”, ka pohuar Kurti.

Ai ka qendruar te henen ne Peje, ku ka shpjeguar motivet e organizimit te protestes bashke me pesembedhjete organizata dhe levizje te ndryshme joqeveritare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›