Tahiri: BE garant i marrëveshjeve, mos të lejojë zgjedhjet serbe
PRISHTINË- Bashkimi Evropian është garant i marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndaj duhet të ndikojë te Beogradi zyrtar që të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Deklarata vjen nga kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet Prishtinë-Beograd, njëkohësisht zëvëndës kryeministrja Edita Tahiri.
“Serbia do të bëjë një gabim të madh në qoftë se vazhdon me politika iluzioniste dhe tash është radha e BE-së që të flasë me një zë dhe me një zë të prerë e të vendosur që të mos lejojë Serbinë në punët e brendshme të Kosovës, me fjalë tjera të bëjë zgjedhje në Kosovë”, ka thënë Tahiri në një intervistë për Kosovapress.
Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në këtë dialog teknik, Edita Tahiri duke komentuar deklarimet e fundit për bisedimet për veriun nënvizon se dialogu politik me Serbinë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë .
“Ky është kapitull i mbyllur dhe çfarëdo tendencash që mund të ketë Serbia në këtë drejtim janë tendenca për t’i prekur kufijtë e Ballkanit dhe në qoftë se ndodhë kjo, përgjigjen veç e dha kryeministri”,- ka thënë Tahiri.
Sipas Tahirit nuk pritet që së shpejti të ketë raund të ri të bisedimeve pasi Serbia po hyn në zgjedhje, por sipas saj grupet teknike duhet të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, posaçërisht asaj për menaxhimin e integruar të kufirit.
(el.me/BalkanWeb)