E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Veproni në veri, ashtu si vepruat kundër Vetëvendosjes

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar për gjendjen në veri të vendit, pas ushtrimeve të mbajtura nga strukturat paralele.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai tha se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të garantojnë sigurinë në vend, transmeton RTK.

“Nuk duhet të reagohet vetëm kur ka protesta në Prishtinë”, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke iu referuar ushtrimeve të zhvilluara nga strukturat paralele në veri të vendit. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se garantuese të sigurisë në vend, në bazë të Kushtetutës janë Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›