E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania pritet ta njohë koalicionin e ri opozitar sirian

Britania e Madhe pritet ta njohë Koalicionin e sapoformuar Kombëtar Sirian, si përfaqësuesin legjitim të njerëzve të Sirisë, ka njoftuar sot sekretari i jashtëm britanik, William Hague.

Deklarata e tij para parlamentit vjen pas mbështetjes që i është dhënë këtij grupi nga ministrat e jashtëm të BE-së, gjatë një takimi të mbajtur dje në Bruksel, transmeton Rel.

Franca ishte shteti i parë perëndimor që e njohu këtë koalicion javën e kaluar.

Hague tha se ai do të kërkojë nga Koalicioni që ta dërgojë një përfaqësues në Britani të Madhe, për të siguruar për ta ndihmë të mëtejmë humanitare dhe teknologjike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›