E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb pyet akademikët për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka njoftuar se dëshiron të marrë një mendim rreth çështjes së Kosovës nga Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë (SANU).

Nikolic ka thënë se ai dëshiron t`i pyet konkretisht anëtarët e akademisë se si shteti dhe populli duhet të ballafaqohen në çështjen e Kosovës.

“Bëhuni gati. Ju jeni të përgjegjshëm si patriot serb që mund ti merrni përsipër edhe pasojat” , ka thënë Nikoliq në adresimin që ai ka bërë në Akademi.

Ndërsa duke komentuar deklarata e presidentit serb, kryetari i Akademisë së Shkencë dhe të Arteve serbe, Nikola Hajdin ka thënë se akademia mund të jep këshilla, por vendimet përfundimtare i marrin politikanët.

“Akademia nuk do të marrë parasysh tema të ashtuquajtura të përditshme politike, ndërkohë është presidenti i republikës dhe ata që janë në pushtet të cilat janë përgjegjës për zgjedhjen problemeve. Ne vetëm mund t`i ndihmojmë, por ne nuk mund t’i imponojmë vendimet tona, sepse në akademi askush nuk merret me politik. Akademia nuk dëshiron të involvohet në çështjet politike, ndërsa secili anëtar mund të angazhohet në politik nëse dëshiron”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›