Krasniqi Veriu nga partite qendrim unik

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive politike që të dalin me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për veriun e vendit.
“Kuvendi i Kosovës është vendi ku partitë politike duhet të sjellin qëndrimet dhe mendimet e tyre të pjekura dhe më pas Parlamenti të dalë me një qëndrim në interes të sundimit të rendit dhe ligjit në cdo pjesë të Kosovës, në vecanti në veri”, ka thënë Krasniqi.
Deri më sot qëndrimet e partive kosovare lidhur me situatën në veri të vendit kanë qenë të ndryshme.
Partitë opozitare, në vecanti Parlamenti të dalë me një qëndrim në interes të sundimit të rendit dhe ligjit në cdo pjesë të Kosovës, në vecanti në veri
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës LDK dhe Vetëvendosje, kanë kritikuar vazhdimisht veprimet e qeverisë Thaci duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme dhe si të dështuara.
Majde, Vetëvendosje ka prezantuar një paketë me 13 propozime që sipas saj do të zhbllokonin situatën në veri, por deri tani ato nuk janë miratuar nga Parlamenti.
Komentet e tij Krasniqi i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Parlamentit, ku është caktuar seanca e radhës që do të mbahet të premten.
Ndër të tjera, kryeparlamentari ka shprehur shpresën se në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian që publikohet pasnesër, do të vlerësohet puna e institucionit të drejtuar prej tij.
Mëgjithatë, Krasniqi ka pranuar se legjislatura e re nuk ka shënuar ndonjë progres konkret në rrafshin e mbikëqyrjes së ekzekutivit, që është edhe një nga pikat ku fokusohet vlerësimi i raportit mbi punën e legjislativit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Veri, barrikada tek “Tre Rrokaqiejtë”
Ekstermistë serbë në veri të Kosovës kanë vendosur të hënën barrikada edhe tek zona e “Tre Rrokaqiejve”, e banuar me popullsi të përzierë. Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.
Cooper nuk bind Beogradin për bisedime teknike
Negociatori i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanovicin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Krimet e Zgjedhjeve” në Kosovë
Një hulumtim i nxjerrë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave akuzon drejtpërdrejt prokurorin e shtetit për amnisti të keqpërdoruesve të zgjedhjeve. Kufiri Kosovë-Mal i Zi, ankohen banorët
Që prej përfundimit të luftës së fundit, Mali i Zi ka hyrë për disa kilometra në territorin e Kosovës.
Lajmet kryesore
Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin
Kush e ndot më shumë Tiranën?
Dështimi turistik i Durrësit
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor