E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Remzi Hoxhes Presim drejtesi me 14 tetor


Familja e bizmesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur para 16 viteve, kërkon nga drejtësia shqiptare që të ekstradojë në Shqipëri, ish-SHIK-asin Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbim dhe zhdukje të anëtarit të familjes së tyre.

Kërkesa e djalit të Remzi Hoxhës, Ardianit, është bërë nga Prishtina, vetëm pak ditë pasi është lajmëruar se më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, dhe ku pritet të vendosë për ekstradimin e ish SHIK-asit.

"Sot jemi këtu për të kërkuar nga drejtësia shqiptare që të vendosë për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri dhe të na dëshmojë se Shqipëria ka drejtësi. Të Jemi këtu për të kërkuar nga drejtësia shqiptare që të vendosë për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri dhe të na dëshmojë se Shqipëria ka drejtësi

Ardian Hoxha
Djali i Remzi Hoxhes na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova”, tha Ardian Hoxha.

Ardian Hoxha ka rikujtuar emrat edhe të 3 të akuzuarve të tjerë përveç Kumbaros, e që janë Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Avni Koldashi. Ai thotë se avokatët e Ilir Kumbaros me përkrahjen e individëve të caktuar të Qeverisë janë të interesuar që të vonojnë edhe më tej ekstradimin e tij.

"E vërteta shumë shpejt do të dalë. Eshtë duke vazhduar procesi gjyqësor dhe ka dëshmi të gjalla të cilat janë të deponuara në prokurori që dëshmojnë se njerëzit që në atë kohë, në vitin 95, që kanë qenë në pushtet, e që janë edhe sot në pushtet, janë të përfshirë prej kokës e poshtë në këtë ngjarje”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, më 21 tetor, kur bëhen 16 vjet që nga zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familjarët e tij do të organizojnë një protestë para ambasadës britanike në Prishtinë, ku do t’i bëhet thirrje që Kumbaro të ekstradohet në Shqipëri.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Reforma zgjedhore, LSI kërkesë për krijimin e Komisionit
Tiranë, djali vret babanë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›