E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi turistik i Durresit


Sezoni turistik në Durrës shënoi një dështim të paralajmëruar. Megjithë zgjatjen e sezonit, sërish numri pushuesve në plazhet e Durrësit, ra me 30 përqind, ndërkohe që në shkallë vendi numri pësoi rritje.

Standardet e shërbimit në rënie, papastërtia e theksuar e ujit të detit, mungesa e plazheve publike, viti elektoral, mungesa e infrastrukturës ishin disa nga shkaqet që sollën humbjen e miliona eurove dhe shtimin e papunësise nga renia e turizmit.

Kryetari i Shoqates Shqiptare te Turizmit per degen e Durresit Eduart Xhepa ndalet ne faktoret qe sipas tij e demtuan sezonin turistik kete vit, perfshire dhe standardet e sherbimit.

"Disa investime në rrugë janë bërë por nuk mjafton. Duhet patjetër të bëhet një fushatë marketingu në disa drejtime dhe kjo kërkon investim, organizim dhe përkushtim për të arritur një rezultat", tha Xhepa.

Po per kryetarin e bashkise se Durresit Vangjush Dako, sezoni i pasuksesshem i ketij viti duhet pare nen nje kendveshtrim pozitiv qe synon ta afroje Durresin ne nje te ardhme te afert ne nje destinacion turistik elitar.

"Kjo tkurrje e turistëve që kanë vizituar Durrësin, sidomos ata nga Kosova ka ardhur sepse tani ata preferojnë jugun. Afërsia e rrugës i bën që shtetasit kosovarë të vijnë në Durrës vetëm në fundjavë. Mendoj se rënia e fluskit do të ulë ngarkesën dhe do të kthejë Durrësin në një plazh më të qetë dhe rritja e cmimeve do ta kthejë Durrësin në një plazh me elitar", tha Dako.

Megjithe investimet e bera, realiteti qe ofron Durresi si ne infrastrukture ashtu dhe ne cilesine e sherbimit e ben te larget kete perspektive.

"Nuk ka vit që ne të mos bëjmë investime, por këtë vit nuk arritëm t'i realizonim dhe patem nje sezon jo te suksesshem. Vitin e ardhshëm do të nisin investimet e reja për sezonin e ri turistik", tha Dako.

Situata duket se nuk po gjen zgjidhje as per sezonin qe do te vije. Ne plazhet e Durresit, vijon shkarkimi pa kontroll i ujerave te zeza. Vete pronaret e hoteleve kane shkaktuar kete situate absurde qe po kthen investimet e bera në teresisht te pavlera. Aksush nuk do deshironte qe vitin tjeter te bente plazh ne nje zone te mbushur nga mbeturinat ujrat e zeza dhe era e rende.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Kush e ndot më shumë Tiranën?
Përmirësimi ndotjes që shkaktojnë mbeturinat dhe riciklimi i tyre janë në fokusin e një studimi rreth mbrojtjes së mjedisit në Tiranë. Rezultatet e studimit ku u pyetën 1500 qytetarë, u prezantuan në ambasadën gjermane në kuadrin e veprimtari të “Tetorit Gjerman”. Ligji i mbetjeve, ndesh me BB
Ligji i menaxhimit të mbetjeve i cili u kalua pak ditë më parë në parlament, duhet të ishte i mbështetur tërësisht mbi strategjinë për menaxhimin e mbetjeve për të cilin kanë punuar gjatë ekpertët e komisionit të komunitetit europian dhe ata shqiptarë.
Të hënën nis viti i ri akademik
Studentët do të fillojnë të hënën vitin e ri akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka sqaruar se janë 2 mijë kuota bosh, për të cilat maturantët do t’u duhet të plotësojnë formularim A3 gjatë javës në mënyrë që të realizohet rishpërndarja e tyre. Korrupsioni jo si perceptim, por si realitet që po vret
Zamira Çavo - Në vendin tonë, korrupsioni duket tashmë një dukuri e zakonshme që ka kapur majat e qeverisjes. Madje kur them i zakonshëm, mbështes plotësisht ata njerëz që mendojnë se klima e pandëshkueshmërisë ligjore e ka shndërruar indiferentizmin e grupeve sociale, në një burim mbështetës ndaj korrupsionit. Ka dhe opinionistë që e konsiderojnë korrupsionin më shumë si perceptim kolektiv, të injektuar nga media, sesa si realitet. Madje, ndonjë shkon edhe më tej duke e pranuar korrupsionin vetëm në nivelet e ulëta!! Për të qenë e qartë që në fillim po them se në të gjithë botën korrupsioni politik nuk ka tregues matjeje. Ai bazohet pikërisht në perceptimet publike, sepse si korrupsion ai barazohet me atë shtetëror dhe mbi të gjitha fshihet(kamuflohet) nën emra kolektivë(politika). A mund të ketë shtet të së drejtës pa drejtësi?
Gjergj Sinani - Në diskursin e politikanëve shumë rrallë, për të mos thënë fare, përdoret termi shtet i të drejtës, por më shumë përdoret termi shteti ligjor. Kjo mund të duket pa rëndësi, por në fakt ka një dallim të madh ndërmjet shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Edhe despotizmat dhe regjimet totalitare janë shtete ligjore, por jo të drejta. Një shtet i drejtë ka qenë dhe mbetet dëshira më e madhe e popujve dhe mendjeve të ndritura. Pse? Sepse drejtësia është e lidhur me lirinë. Një popull që nuk arrin që të bashkojë lirinë me drejtësinë është i humbur në gjithçka, shkruante Kamy. Ne ndodhemi pikërisht në këtë dilemë; a do të arrijmë që ta harmonizojmë lirinë me drejtësinë?

Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Kush e ndot më shumë Tiranën?
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›