E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Zgjedhjae presidentes sipasKushtetutës

PRISHTINE- Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kumtuar sot se artikulli “Edhe Jahjaga në Kushtetuese”, i botuar në disa media, nuk është asgjë më shumë se një trillim qëllimkeq dhe shkelje profesionale.

Mëtutje, në njoftim, theksohet se askush nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit nuk ka thënë se Jakup Krasniqi dhe lëvizja Vetëvendosje do të paraqesin iniciativë në Gjykaktën Kushtetuese përkitazi me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për zotin Krasniqi zgjedhja e presidentes është në përputhje të plotë me Kushtetutën, thuhet në njoftim.

Më tutje, theksohet se “është për të ardhur keq se si disa nga gazetat ditore të Kosovës bien pre e gazetës serbe Pravda”.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›