E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Zgjedhjetzgjidhja më e mirëpër Kosovën

PRISHTINË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka fajësuar liderin e LDK-së Isa Mustafën për zgjedhjen e presidentes konsensuale. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Sipas tij, zgjidhja e vetme dhe më e mirë e krizës politike do të kishin qenë zgjedhjet e përgjithshme në vend, sesa presidenti konsensual.“Isa Mustafa po mjaftohet me të qenit i pari i kryeqytetit sa harron rolin e tij të opozitës, prandaj ne nuk e njohim LDK-në si opozitë”,- ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë mediat kosovare bëjnë me dije se Kurti ka fajësuar partinë e Mustafës si përgjegjësin kryesor që i cili i dhuroi një mëndat edhe për dy vite e gjysëm Hashim Thaçit.

Ndërkohë Kurti ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës do kishin qenë zgjedhjet e parakoshme sesa zgjedhja e një presidenti konsensual, përzgjedhja e së cilës ka qenë në shkelje me Kushtetutën.

Sipas kreut të VV mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend do ta largonte nga skena politike Thacin që sipas tij së bashku me pasrtinë që drejton ka dëmtuar imazhin e saj me vjedhjen e votave.

Ndërkohë që Kurti është treguar i palëkundur për qëndrimin e e tij ndaj bisedimeve Prishtinë-Beograd, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre, pasi nëpërmjet tyre Serbisë po i jepet mundësia që të fitojë mandatin e kandidates për Bashkimin Evropian.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›