E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi vizitënë Brukselme 13-14 prill

PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi do të marrë pjesë në takimin që mbahet në Bruksel më 13 dhe 14 prill, me temë “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”.

Krasniqi është ftuar nga kryetari i Parlamentit Evropian dhe kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit të Kosovës më 15 prill do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës si dhe me përfaqësues të tjerë të parlamentit belg.

Ndërkohë pritet që të realizohen edhe takime të veçanta me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian.

Gjatë kësaj vizite Krasniqi do të shoqërohet nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të Kryetarit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›