E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi Zgjedhjet nje provim per Kosoven

Ushtruesi i detyres se Presidentit Partite te respektojne Kodin e Sjelljes

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi u shpreh i bindur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ben pergatitjet e duhura per mbarevajtjen e zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Ne nje interviste per Radio Kosoven Krasniqi deklaroi se pret ngritje te pjesemarrjes se serbeve ne keto zgjedhje. Lidhur me rolin eventual te EULEX-it ne bisedimet me Serbine ai tha se per rezultatet e dialogut do te nevojitej nje nivel me percaktues nga ai qe e ka EULEX-i ne Kosove. Ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi tha nder te tjera se niveli i rregullsise dhe i qasjeve demokratike ndaj nje procesi zgjedhor varet nga subjektet politike garuese. Ne intervisten per Radio Kosoven Krasniqi beri te ditur se pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit sigurisht qe do te kete nje faze te re te bisedimeve me Serbine. Nuk e di se sa EULEX-i eshte i pergatitur per ti mbikeqyrur keto bisedime pasi EULEX-i eshte nje trupe qe ka pergjegjesi ne tri fusha tha Krasniqi duke komentuar mundesine e perfshirjes se EULEX-it ne lehtesimin e bisedimeve.

I pyetur nese ka Kosova kapacitete per te permbushur standardet nderkombetarisht te pranueshme ne zgjedhjet nacionale te 12 dhjetorit Presidenti ne detyre rikujtoi se Kosova qe nga viti 2000 e ketej disa here ka mbajtur zgjedhje te cilat jane konsideruar te mira te lira dhe pa probleme e ngarkesa qe zakonisht i kane percjelle vendet ne tranzicion. Ne Kosove zakonisht ka qene nje rregullsi ne zgjedhjet qe jane mbajtur. Ai po ashtu shfaqi bindjen se Komisioni Qendror Zgjedhor eshte mjafte mire i pergatitur. Nderkohe rregullsia shtoi ai varet edhe nga dy faktore tjere nga Kodi i Miresjelljes qe duhet ta respektojne partite politike dhe qytetaret qe dalin ne zgjedhje. Konsideroj qe edhe ne zgjedhjet qe i patem per Komunen e Rahovecit u pa qe pati nje rregullsi te kenaqshme. Niveli i partive politike por edhe i KQZ-se mendoj se ka qene mjaft i mire. Ndoshta dalja e qytetareve ka mundur te jete me e madhe por kjo konsiderohet ne kufijte e normales krahasuar me vendet e tjera te rajonit dhe te botes. Pra mund te them se te gjitha keto jane shenja te mira perfshire edhe zgjedhjet e kaluara lokale qe Kosova eshte e pergatitur te mbaje zgjedhje te lira te rregullta dhe te pergjegjshme. Kosova ne diten e votimit konsideroj se do ta jape nje provim te demokracise ne organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira u shpreh Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi. Ai u shpreh i kenaqur qe te gjitha subjektet politike e kane nenshkruar Kodin e Miresjelljes me perjashtim te Vetevendosjes e cila sic u shpreh ai ka nje qasje ndryshe ndaj politikes dhe proceseve politike ne Kosove.

I pyetur se a pret pjesemarrje me masive te serbeve ne keto zgjedhje Krasniqi u pergjigj se nese kemi parasysh numrin e subjekteve politike serbe te regjistruara ne KQZ shihet qarte se do te kete nje numer te shtuar edhe te njerezve qe duan te perfaqesojne komunitetin serb ne institucionet e Republikes se Kosoves por ka interes te shtuar edhe ne vete qytetaret serbe per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre dhe ne fund te fundit per tu bere pjese integruese ne institucionet politike publike dhe ne pergjithesi ne shoqerine e Kosoves. Sa i perket dialogut me Beogradin Presidenti ne detyre i Kosoves perseriti se Kosova ne asnje kohe nuk ka qene kunder dialogut. Procesi i bisedimeve politike natyrisht eshte mbyllur me shpalljen e Kosoves shtet te pavarur dhe sovran. Tani ne baze te Rezolutes se AP te KB bisedimet mes Kosoves dhe Serbise duhet te perqendrohen ne zgjidhjen e ceshtjeve qe shkojne ne funksion te permiresimit te cilesise se jeteses te qytetareve edhe te Serbise edhe te Kosoves. Pala kosovare dhe ajo serbe edhe deri me tani kane biseduar per disa ceshtje te pagjeturit levizjen e qytetareve dokumentacionin civil dhe kadastral etj. Ne fund te fundit Kosova dhe Serbia duhet te bisedojne edhe per interesat e qytetareve serbe te Kosoves por edhe per interesat e qytetareve shqiptare qe jetojne ne Serbi dhe ne kete menyre ne jemi te gatshem. Pas zgjedhjeve te parakohshme te 12 dhjetorit institucionet e Kosoves jane me konsolidimin e institucioneve te dala prej tyre qe do te kete nje faze te re te komunikimeve te zhvillimeve dhe bisedimeve ndermjet institucioneve te Kosoves dhe institucioneve te Serbise. Bisedimet me Serbine asnjehere nuk kane qene te lehta por mendoj qe eshte interesi i perbashket edhe i Serbise edhe i Kosoves qe ti zhvillojne keto bisedime edhe per nje fakt tjeter - sepse te dyja vendet pretendojne te jene pjese integruese e Bashkimit Europian i tha Krasniqi Radio Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›