Nojkic Pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje ndihmon Beogradin
Perfaqesuesi i Listes Serbe Unike Rangjell Nojkic ka vleresuar dje se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet parlamentare ne Kosove forcon pozicionin e Beogradit ne bisedimet eventuale me Prishtinen. Nojkic i ka thene B92-it se dilema nese duhet te dilet ne zgjedhjet ne Kosove thuajse nuk ekziston fare dhe ka paralajmeruar se Lista Serbe Unike do te marre pjese ne ato zgjedhje pa marre parasysh rekomandimet e Beogradit. Zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Kosove do te mbahen me 12 dhjetor. Ai ka thene se serbet duke hyre ne institucionet kosovare do te mund te perfaqesojne interesat e komunitetit serb me me pak ngurrim nga Beogradi zyrtar i cili ndodhet ne procesin e asocimit ne Bashkimin Europian. Ambiciet tona jane qe me kapacitet te plote te marrim pjese ne institucionet e Kosoves ne Kuvend ne te gjitha komisionet parlamentare ne qeveri dhe ne cdo gje qe vetekupton qeverine me kushte te qarta dhe kjo eshte mbrojtja e interesave te serbeve citohet te kete thene Nojkic. Ai ka shtuar se 56 perfaqesues te Listes Serbe Unike kane ambicie qe me pjesemarrjen ne zgjedhje tu imponohen Beogradit e Prishtines si faktor politik relevant qe do te merrte pjese edhe ne bisedimet per Kosoven. Po perpiqemi qe Beogradi te na shohe ne si faktorin relevant nderkaq eshte e mundur qe njerezit nga lista te jene te ftuar edhe ne te dyja ekipet negociatore eshte shprehur Nojkic.