E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi Zgjedhjetme 13 shkurt

PRISHTINE- Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes Jakup Krasniqi ka shpallur 13 shkurtin si date te zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme ne Kosove.
Vendimi vjen pas doreheqjes se presidentit te Republikes Fatmir Sejdiu dhe konsultimeve te ushtruesit te detyres se presidentit me partite politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Krasniqi tha se kishte disa propozime qe data e zgjedhjeve te jete 20 shkurti por ai theksoi se nuk do te ishte mire qe Kosova te festoje pervjetorin e trete te pavaresise ne atmosfere zgjedhore.

Sejdiu dha doreheqje muajin e kaluar pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka bere shkelje serioze te Kushtetutes duke mbajtur njekohesisht postin e ngrire te kryetarit te partise Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe postin e Presidentit te Republikes.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›