Hoxhaj merr pjesë në mbledhjen e KS të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në New York, ku të martën do të marr pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë pjesmarrjes, ministri Hoxhaj para përfaqësuesve të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit do të paraqes zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës në procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë dhe në transformimin ekonomik dhe social.
Një pjesë e fjalimit të Ministrit Hoxhaj do të përqendrohet edhe në vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin e shtetit.
Gjatë seancëc Ministri Hoxhaj do të dënojë edhe dhunën e ushtruar mbi ushtarët e KFOR-it nga strukturat paralele ilegal në veri. Ai po ashtu do të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të OKB-së, që të rrisin presioni mbi Serbinë, për shpërbërjen e plotë të këtyre strukturave kriminale, si parakusht për stabilitet dhe paqe në Ballkan